Lubonja :Opozita të flasë me qytetarët, kundër OSBE dhe ndërkombëtarëve

Lubonja :Opozita të flasë me qytetarët, kundër OSBE dhe ndërkombëtarëve

504
0

I ftuar në News 24, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë, Fatos Lubonja ka komentuar votimet e djeshme, raportin e sotëm të OSBE/ODIHR dhe atë çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

Sipas analistit të njohue, në një vend normal, shpëtimi nuk pritet as nga OSBE dhe as nga SHBA, por nga vetë shqiptarët.

Ne nje vend normal shpetimi nuk duhet pritur as nga OSBE, as nga SHBA por nga vete shqiptaret. Nje vend normal qe i var shpresat tek OSBE dhe tek SHBA, nuk i meriton zgjedhjet normale. Le ti jape sa te doje mbeshtetje SHBA e OSBE qeverise, nese opozita kthehet nga qytetaret nuk ka SHBA qe mund ta ndryshoje kete vullnet.

Raporti i OSBE, ishte i vaket, sa për të lartë fytyrën. Keto zgjedhje treguan se kjo qeveri qe ata e mbeshteten qartësisht kishte mbeshtetje të ulet ne popull. Ndaj mendoj se u detyruan te nxirrnin kete raport paraprak. Ne keto zgjedhje nuk u fut ne veprim makineria e rende e manipulimit, blerja masive e votes me parate e krimit. Nuk ka pasur interes tek ata qe japin parate per te hyre rende ne loje. Ky 80% duhet analizuar mire nga PD sepse nje pjese e saj jane militantet por eshte edhe nje pjese qe refuzon politiken ne te dy krahet, qe ndihet e paperfaqesuar. Mbetet nje formule qe e kam thene se opozita eshte e denuar qe nese do te marre pushtetin, duhet te luftoje sistemin, jo thjesht Edi Ramen. Kjo opozite duhet te shkoje tek njerezit duke nderruar sistemin e grabitjes se votes qe Rama e ka cuar ne nivelet me te larta. Opozita te kthehet ne sherbimin ndaj qytetareve dhe te ndahet nga oligarket“, u shpreh Lubonja.