Luani është pakëz egoist, ama me këto shenja e ka grurë muhabetin

Luani është pakëz egoist, ama me këto shenja e ka grurë muhabetin

331
0

Dihet prepotenca paksa e lindur e shenjës së Luanit, ama me këto shenja gjen jo vetëm gjuhën, por edhe tipin e të menduarin e përbashkët, prandaj nëse i ka afër vetes, gjërat janë ‘OK’ mes të dyve. Ja cilat janë ato:

 

Gaforrja

 

Përkushtimi dhe përkujdesja janë dy karakteristikat e famshme të personalitetit të Gaforres që lidhen në mënyrë perfekte me maninë e Luanit për t’u ndier i përkëdhelur. Ky i fundit ndjen nevojën e vazhdueshme për të qenë në qendër të vëmendjes nga personi që do dhe në çift me Gaforren mund të shijojë gjithë kënaqësitë e vogla që partneri do t’i falë. Bëhet fjalë për një çift solid dhe i destinuar të ketë jetëgjatësi, falë ndryshimeve të vogla mes të dyve që i bëjnë të bien dakord. Plotësohen nga njëri-tjetri.

 

Binjakët

 

Së bashku formojnë një dyshe perfekte që nuk mërziten kurrë nga njëri-tjetri. Kanë të njëjtat pasione dhe të njëjtën nevojë për t’u argëtuar. Janë dy liderë që nuk përplasen kurrë dhe bashkëpunojnë në mënyrë perfekte. Në këtë çift monotonia nuk ekziston dhe e shijojnë të dy shtëpinë.

 

Akrepi

 

Si mund të merret vesh një shenjë e tillë e Zodiakut me Luanin? Ju befasuam apo jo? Por mbase keni harruar një aspekt shumë të rëndësishëm të personalitetit të të lindurve në tetor-nëntor: pasionin.

 

Tek Akrepi, pasioni rrjedh lirshëm në vena dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për të kuptuar se sa e zjarrtë dhe shpërthyese mund të jetë një marrëdhënie e tij me një luan. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për një zjarr të destinuar të dijget shpejt, sepse durimi i Luanit di se si të kujdeset për anën e flaktë të karakterit të Akrepit.

 

Shigjetari

 

Së bashku ata formojnë çifitn perfekt, në të cilin nuk ka vend xhelozia ose detyrimet. Dëshira për liri e Shigjetarit është e lidhur në mënyrë të përkryer me frymën e pavarur të Luanit, i cili megjithatë e di se mund t’i besojë në mënyrë të verbër partnerit. Nga ana tjetër, Shigjetari nuk ndihet i shtrënguar nga asnjë kontratë dhe gjithmonë në gjendje ta mahnisë Luanin, ta bëjë të ndihet i dashur falë gjesteve të papritura dhe vendosmërisht romantike.