Luan Rama në Kukës: Fitorja e LSI-së shans edhe për socialistët dhe...

Luan Rama në Kukës: Fitorja e LSI-së shans edhe për socialistët dhe demokratët

375
0

Gjatë një takimi elektoral në Kukës, Nënkryetari i LSI-së i ka bërë thirrje banorëve të qarkut të Kukësit që të votojnë numrin 1 në fletën e votimit, pasi LSI është një shans për të gjithë dhe për këtë do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë fjalës së tij, Luan Rama kërkoi që banorët e qarkut të Kukësit të mbështesin LSI-në si forca politike që ofron shansin për hapjen e vendeve të reja të punës dhe të mirëpaguara, ulje taksash dhe arsim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, ka ikur koha e fjalëve në politikë, por e punëve konkrete.“Unë jam i bindur sepse në malësorët kemi një shprehje: ‘Burri kapet prej llafi dhe jo prej brirësh’. Do me thënë se burri kapet prej llafi dhe jo prej timonit. Le t’ia lëmë timonin në dorë cilit do që nuk di gjë tjetër përveç se të mbaj timonin. LSI forcë e parë për një drejtim të ri të Shqipërisë, ashtu siç e duan qytetarët e këtij vendi”, u shpreh Rama.

Nënkryetari i LSI-së në fjalën e tij recitoi edhe një poezi që i dedikohej banorëve të Tropojës duke u shprehur se: “Herën e kaluar thashë në Kukës se sa të ketë fjalë dhe besë malësia, del e para LSI-ja. Dua që këtu ta ftoj nga Gjallica, Shkëlzenin dhe Jezercën duke i thënë:Moj Tropoja e Bajram Currit
Ballin ndezur nga liria
I ngrite dallgët e zemrës
Është e para LSI-ja”