Luan krah dy yjeve botërore, Morgan Freeman dhe Robert De Niros, del...

Luan krah dy yjeve botërore, Morgan Freeman dhe Robert De Niros, del trajleri i filmit ku do aktrojë Blerim Destani

395
0

Aktori shqiptar Blerim Destani ka arritur suksesin e tij më të madh në kinematografi. Ai është bërë pjesë e produksonit Hollywood-ian, “The Comeback Trail”, ku luan krah aktorëve të mëdhenj si Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Aktori publikoi trajlerin e filmit në një postim në Facebook dhe u shpreh se ishte nder i madh për të që të aktronte krah këtyre “zotërinjve”.

 

 

“Shikoni trajlerin e filmit tim të fundit “The Comeback Trail”. Në film luajnë Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Është nder për mua të aktorja krah këtyre xhentëlmenëve,”- shkroi Blerim Destani.