Luan bixhoz me Patozin? Besnik Mustafaj: Nuk kam turp të shkoj në...

Luan bixhoz me Patozin? Besnik Mustafaj: Nuk kam turp të shkoj në kazino

339
0

TIRANE- Publicisti Bensik Mustafaj ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në rrjetet sociale, ku shihej në një foto bashkë me deputetin Astrit Patozi në një kazino. Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Mustafaj thekson se nuk ka turp të pranoj që shkon në kazino.

 

RAEGIMI I MUSTAFAJT

 

E dashur Lolita, per hire te simpatise qe kam per ty, po ta sqaroj se burri, te cilit i ke vene emrin tim, nuk jam une. Une kam shkuar ne kazino me shume se nje here. Por kurre me Astrit Patozin.Nuk kam patur rast. Madje as nuk e di nese atij i pelqen ky argetim. Kam qene me te tjere miq politikane, madje edhe te niveleve te larta, shqiptare dhe te huaj, si dhe me shkrimtare dhe artiste po ashtu shqiptare dhe te huaj. Pra, me siguri qe do te shkoj perseri kur te kem rast. Nje nga shkrimtaret dhe filozofet e mi me te dashur, Albert Camus, fitues i çmimit Nobel, thote per veten e tij se ka shume vese, por nuk eshte rob i asnjerit. Une jam i tille. Por nuk kam bere kurre ne jeten time diçka per t’u ndjere me pas i turperuar. Ky sqarim ka vlere per ty, e dashur Lolita, qe je manipuluar kesaj here, por u drejtohet edhe te gjithe dashamireve dhe dashakeqinjve te mi. Secili prej tyre le ta lexoje sipas menyres se vet.