Aktualitet

Lu, të rinjve: Korrupsioni merr fund kur njerëzit thonë boll dhe veprojnë

By vizional

December 09, 2017

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ambasadori amerikan Donald Lu i është drejtuar të rinjve me një mesazh. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në vendin tonë, ambasadori amerikan shkruan se korrupsioni përfundon kur njerëzit nuk durojnë më dhe veprojnë. Kjo, thotë Lu, shpesh udhëhiqet nga të rinjtë. “Në një shoqëri, korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë”, thuhet në postim.