LSI padit Ramën në prokurori: Të kontrollohet edhe nëse është i aftë...

LSI padit Ramën në prokurori: Të kontrollohet edhe nëse është i aftë mendërisht

348
0

LSI ka paditur kryeministrin Rama pas thirrjeve të këtij të fundit ku kërkonte angazhimin e policisë për fushatën zgjedhore. Padia e LSI bazohet në atë që kjo forcë politike e përkufizon në shkelje flagrante të ligjit nga ana e shefit të ekzkekutivit kur ftoi policinë të marrë vota për PS. Në tekstin e padisë depozituar në prokurori shprehimisht thuhet: “Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjetKryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore”

 

Për LSI thirrjet e Ramës për policinë e shtetit kanë shkelur jo vetëm kushtetutën, por një sërë ligjesh të tjera që ndalojnë policinë e shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore, duke konsumuar qartazi element të veprës penale. “Shkeljet që nga Kushtetuta dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, si pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 Maj 2017.Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor.Thirrjet e Ramës tregojnë se ky shtetas ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale.Nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv. LSI shkon dhe më tej kur I kërkohet prokurorisë jo vetëm fillimin e ndjekjes penale, por dhe kontroll të detyrueshëm mjekësor të kryeministrit., si dhe thirrjen e këshillit të sigurisë kombëtare nga Presidenti I republikës,për të analizuar veprimtarinë antiligjore të kryeministrit të vendit.  “Këto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore.  Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike”. LSI i cilëson qëndrimet e Ramës gjithashtu si thyerje më të rëndë të moralit të detyrës ësë një kryeministri gjatë një fushate elektorale në këto 25 vite.Të premten e javës së kaluar kryeministri rama gjatë një takimi në Kucovë iu drejtua policëve që sapo të mbarojnë punën të lënë uniformën dhe të mbloedhin votat për ps. Vetë Rama një ditë më pas u shpreh se nhuk ishte ky qëllimi I deklaratës, duke kërkuar gjithsesi ndjesë