LSI mbledh Konventën Kombëtare, ja kur do të zgjidhet kryetari dhe zv.kryetari...

LSI mbledh Konventën Kombëtare, ja kur do të zgjidhet kryetari dhe zv.kryetari i ri

360
0

Katër ditë pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, Lëvizja Socialiste për Integrim bën të ditur se do të mbledh Konventën Kombëtare Zgjedhore. Mësohet se Konventa do të zhvillohet të mërkurën më 5 korrik dhe nis në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zv.kryetarin e LSI-së. “Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, thuhet në njoftimin e LSI-së. Ilir Meta dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI-së pas zgjedhjes President i Republikës, ndërsa pas tij u zgjodh Petrit Vasili kryetar dhe e drejtoi LSI-në për dy muaj.