Lot dhe emocione në ‘Përputhen Prime’, mamaja shurdhmemece i bën surprizë të bijës në studio

Florjana është konkurentja e fundit që hyri në Përputhen 3. Ajo ka prekur të gjithë studion kur javë më parë ka treguar për historinë e prindërve të saj.

Florjana pati treguar se prindërit e saj janë shurdhëmemec dhe nuk iu ka ndëgjuar asnjëherë zërin e tyre.  E gjatë Për’puthen Prime këtë fillim vit ajo është surprizuar nga nëna e saj.

Studio shpërtheu në lot dhe e gjithë skena ishte prekëse dhe emocionuse. Madje edhe moderatorja e programit Bora, u prekë shumë nga situata. SHIKO VIDEO

Menjëherë pas kësaj, në studio u ftuan Melisa Lleshi dhe Andi Shehi, çifti i vetëm nga edicioni i kaluar, ashtu siç vetë autorja kishte paralajmëruar në rrjetet sociale.Ata zgjodhën të bënin vetëm urime, e jo të ktheheshin tek debatet e akuzat që ata vetë bënë kundrejt produksionit, apo akuzat e gjithë publikut ndaj tyre! Të dy ata ndoqën një klip me momentet e tyre më të bukura në “Për’puthen”, ndonëse nga aty nuk dolën çift. Andi tha se kjo eksperiencë iu vlen të gjithëve, dhe komentet e polemikat vijnë si e keqja pas gjithë kësaj aventure. Megjithatë, ata iu dhanë një mesazh konkurrentëve të këtij edicioni, duke i treguar se nuk duhet të ndikohen nga opinionet dhe komentet e njerëzve.

Author: vizional