Javët e fundit Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kanë qenë kryefjala e mediave rozë.
Ndonëse nuk ka pasur asnjë reagim nga dyshja deri më tani, ndërkohë sot u tha në median rozë se fashion blogerja ka nisur një lidhje të re.
Ndonëse nuk dihen më shumë detaje, një koment i motrës së Lorit i ka konfuzuar të gjithë.
“Hajde, hajde”, i shkruan Redia Visit ndërsa ai ja kthen: “M’prit”.
Nuk dihet nëse Redia ruan një marrëdhënie miqësore me Visin edhe pas ndarjes së tij nga Lori ose thashethemet për ndarje nuk janë të vërteta.