LONDËR – May kërkon bllokim të imigracionit joevropian

By vizional

May 18, 2017

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të hapë sot fushatën elktorale të Partisë së saj Konservatore me një fokusim në shtrëngimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e BE-së për në Britani dhe pengimin e imigracionit që nuk vjen nga BE-ja. “Në deklaratën e saj pritet të mbahet premtimi afat gjatë i konservatorëve për reduktimin e imigracionit vjetor në Britani në më pak se 100 000 persona dhe të propozojë një pagesë për punëdhënësit që përdorin staf të kualifikuar të marrë jashtë BE-së”, sipas BBC-së dhe mediave të tjera britanike. Kur May njoftoi se zgjedhjet e parakohshme do të mbaheshin në 8 qershor, ajo u kërkoi votesve të mbështesnin lidershimin e saj dhe planin për Brexit duke i dhënë kështu një maxhorancë të gjerë në parlament.