Logoja e KF Elbasanit në pako me ko**inë në Brazil, reagon Arben...

Logoja e KF Elbasanit në pako me ko**inë në Brazil, reagon Arben LAZE: Nuk ka lidhje me ne, do ta çoj çështjen në gjykatë

297
0

Presidenti i klubit të Elbasanit Arben Laze refuzoi kategorikisht lidhjen  617 kg kokainë të kapura në Brazil në 2 shtator me emrin e tij apo të klubit.

Në një prononcim për ‘’Report TV’’, Laze u shpreh i keqardhur që stema e klubit verdheblu të përdoret në operacione ndërkombëtare të trafikut të drogës. Ai shtoi se do të ndjekë rrugën ligjore për të denoncuar personat që kanë dëmtuar imazhin e klubit dhe keqpërdorën simbolin e ekipit.

‘’E ndoqa me vëmendje të gjithë ngjarjen. Më ka ardhur shumë keq që stemsa jonë të jetë atje ku nuk e meriton, më vjen keq për arsyen se keqpërdoret emri i klubit. Është një stemë që e kam krijuar vetë me shumë dashuri. Nuk e ka krijuar apo fantazuar dikush tjetër. E kam fantazuar vetë që në momentin që kam marrë klubin dhe jam bërë president. Nuk di çfarë të them . Klubi nuk ka asnjë lidhje me këto punë. E kanë keqpërdorur atë stemë. Kushdo ka keqpërdorur dhe emrin e Cristiano Ronaldos dhe Messit. S’kam çfarë komenti të bëj për këtë çështje.

Do të pyes avokatin tim dhe do të konsultohem për t’iu drejtuar organeve kompetente.

Nuk besoj se ka lidhje me problemet e mia. Nuk më intereson. Më vjen mirë që klubi paska emër dhe në Brazil’’, u shpreh Arben Laze për 617 kg kokainë të kapura në Brazil.

Policia braziliane sekuestroi në 2 shtator 617 kg kokainë të fshehura në një kamion. Lajmi tronditi median dhe opinionin publik shqiptar teksa u raportua se trafikantët kishin vendosur logon e klubit të futbollit të Elbasanit në pakot e kokainës. Në këtë operacion u arrestuan 4 persona. Vlera e sasisë së kapur shkon në 60 milionë €.

Kujtojmë që Arben Laze u arrestuar 11 vite më parë gjatë operacionit ‘’Mesfushori’’ për trafik ndërkombëtar droge. Bashkë me të u arrestuan dhe vëllai i tij Fajton Laze dhe Arben Prifti. Një vit më pas, Arben Laze fitoi pafajësinë bashkë vëllain e tij. Në atë kohë, u dyshua se Laze kishte gisht në gjetjen e 1 kg kokainë në qytetin e Lushnjes.

Ai drejton prej vitesh klubin e futbollit të Elbasanit, skuadër që militon në Kategorinë e Parë, grupi B.