LOBIMI/ Iu dha ultimatum, Lulzim Basha shkon në Prokurori si i pandehur

LOBIMI/ Iu dha ultimatum, Lulzim Basha shkon në Prokurori si i pandehur

388
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokuririnë e Tiranës.

Basha është thirrur nga organi i akuzës si i pandehur për të dëshmuar rreth çështjes së lobimit në SHBA.

Kreu i PD do të japë llogari për lobimin prej 650 mijë dollarësh në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Kryedemokrati fillimisht refuzoi të paraqitet, pasi më parë kërkoi që të njihej me provat, ndërsa prokuroria i vendosi afat deri në 20 qershor në të kundër do të shoqërohej me forcë.

Sakaq, ditën e djeshme u paraqit në Prokurori, ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.