Lleshaj publikon FOTON pikante, gjendet flamuri shqiptar nën rrënoja: Heronjve tanë i...

Lleshaj publikon FOTON pikante, gjendet flamuri shqiptar nën rrënoja: Heronjve tanë i ndriçojnë sytë e zemrat

528
0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka publikuar këtë mëngjes një foto të flamurit shqiptar të gjetur nën rrënojat e banesave të shembura.

Ky flamur duket se ishte varur nga banorët e ndërtesës së shembur para tërmetit për festat e 28 dhe 29 nëntorit, të cilat na gjetën me një fatkeqësi dhe dhe zemër të vrarë.

Lleshaj thotë se ky flamur “i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej”.

Shkruan Sandër Lleshaj:

28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer.

Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.

Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.

Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare.

Rroftë Shqipëria!