Lista e zezë: Të lidhur me krimin, Basha publikon emrat dhe akuzuat...

Lista e zezë: Të lidhur me krimin, Basha publikon emrat dhe akuzuat e 27 politikanëve të PS

380
0

Basha përmenden 27 politikanë të PS, bashkëpunëotrë të Edi Ramës, qe janë përfaqësues të krimit ose kanë lidhje me krimin.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

  • Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar për trafik droge, pastrues parash me hotele, dyqane dhe aktivitete të tjera. Edi Rama e mbron atë nga zbatimi i ligjit antimafia!
  • Njësoj si Elvis Roshin,
  • Vangjush Dakon
  • Qazim Sejdinin!

 

  • Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama.
  • Artur Bushi i Krujës, trafikant droge në Itali, Edi Rama e rikandidoi për herë të dytë si kryebashkiak.
  • Dionis Imeraj i bandës së Ymer Lalës në Dibër dhe Valbona Sako e bandës Dako-Avdylaj në Durrës, të dy të kapur në përgjimet e dosjes 184 të vjedhjes së votave të Dibrës, mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.
  • Elton Arbana i bandës së Avdylajve, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në vend të ndjekjes penale, mbrohet dhe kandidohet nga Edi Rama për kryebashkiak në Shijak.
  • Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Klement Ndoni i Këlcyrës, trafikantë droge. Në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen nga Edi Rama.
  • Agim Kajmaku, i dënuar në Greqi. Edi Rama e kandidon si kryebashkiak në Vorë.
  • Rakip Suli i Kamzës, deputeti i kapur në vjedhje flagrante me kontrata shtetërore, në vend të ndjekjes penale dhe sekuestros financiare mbrohet dhe promovohet nga Edi Rama.
  • Lman Morina i Hasit, ish prefekt në Kukës, i kapur me video duke blere vota, në vend që ta çojë në burg, Edi Rama e çon në bashki.
  • Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, garantues i pastrimit të parave të krimit shqiptar në Belgjikë, bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës për pastrimin e parave dhe marrjen e tenderave prej tyre, përfaqësues politik i bandave të Elbasanit.
  • Jurgis Çyrbja, deputet i Durrësit, PS, përfaqësues politik i bandës së Emiljano Shullazit, mbrohet nga Edi Rama.
  • Rrahman Rraja, deputet i Fushë Krujës, bos i krimit në zonën e Krujës, koka e një klani të trafikut të drogës, vjedhës zgjedhjesh.
  • Ulsi Manja, kreu i komisionit të ligjeve, i kapur në përgjimet e dosjes 184 dhe i përfshirë në dosjen e pastrimt të parave të drogës me Toyota Yaris.
  • Damian Gjiknuri, ish ministër, deputet i Vlorës, koka e operacionit për vjedhjen e votave në Dibër, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në skandalin 40 milion euro të Unazës së Re, në vjedhje të mëdha dhe tentativë për pastrim parash në SHBA, nuk është në burg, por krahu i djathtë i Edi Ramës për zgjedhjet.
  • Alket Hysenaj, deputet i Sarandës, vjedhës i pronave në bregdet, pastrues parash i korrupsionit.
  • Paulin Sterkaj, deputet i Malësisë së Madhe, PS, në dokumentat e SHISH rezulton i përfshirë në trafikun e drogës dhe të prostitucionit në kohën kur ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.
  • Tom Doshi, deputet i Shkodrës, i shpallur non grata nga SHBA, financuesi kryesor i Edi Ramës në opozitë, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës
  • Reme Lala, deputete e Dibrës, e bija e Ymer Lalës kokë e krimit të organizuar dhe mik i Edi Ramës, me rol kyç në dosjen 184 në vjedhjen e votave në Dibër.
  • Ilir Ndrazhi, deputet i Shijakut, PS, përfaqësues politik i bandës së Avdylajve, trafkantë ndërkombëtarë droge, pjesë e dosjes 339 për vjedhjen e votave në Durrës me Vangjush Dakon.
  • Luan Harusha – deputet i Shkodrës, i lidhur me bandën kriminale të Bajrave, që blejnë vota për Edi Ramën.

Edi Rama po i mbron dhe promovon njwsoj siç mbrojti dhe promovoi:

Arben Ndokën

Mark Frrokun

Armando Prengën

Saimir Tahirin

Fatmir dhe Geron/Agron Xhafaj

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm.

Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!