Bota

LISTA e vendeve SHUMËNGJYRËSHE në botë që nuk besohet se ekzistojnë (FOTOT)

By vizional

April 09, 2019

BBC travel ka publikuar një listë me vende të botës me shumë ngjyra, që adhuruesit e tyre të kenë mundësi t’i vizitojnë.

Caño Cristales, Kolumbi: Me siguri është lumi më i çuditshëm pasi ka një ngjyrë rozë që nuk ka asnjë lum tjetër në botë. Kjo është si pasojë e bimës ‘macarenia clavigera’ që lulëzon brenda në ujë dhe e bën lumin një vend magjepsës.

Vinicunca, Peru: Nëse keni imagjinuar ndonjëherë të ecni lartë në një ylberë kjo është mundësia juaj. Mali Vinicunca është i mbushur me metale të ndryshme që i japin të gjitha ngjyrat dhe të japin përshtypjen që ecën lartë në një ylberë. Vërtet magjepsëse!

Sheshi i tulipeve, Holandë: Në pranverë tulipanët janë lulet kryesore që lulëzojnë në Holandë. Në fund të Prillit fushat e Holandës mbushen me tulipanë të shumëngjyrësh duke tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve nga e gjithë bota.

Grand Prismatic Spring, Parku Kombëtar Yellowstone, SHBA:Këto janë lixhat e treta me të medhaja në botë dhe ndodhen në parkun e Yellowstonw në Amerikë. Atje nga metalet dhe organizmat që jetojnë në ujin e nxehtë vizitorët mund të shikojnë se si portokallija e dheut kombinohet me blunë e thellë të ujërave të nxehta. Një pamje vertetë mbresëlënëse.