Lajme

Lista e plotë/ Ja kandidatët e Bindjes Demokratike për 25 bashki

By vizional

May 14, 2019

Të hënën në mbrëmje Astrit Patozi ka dorëzuar në KQZ listën me 25 kandidatë për Bashki.

Në Tiranë përballë kryetarit aktual Erion Veliaj, BD ka zgjedhur të kandidojë Arben Skënderin, themelues i saj por gjithashtu edhe ish anëtar i kryesisë së PD.

“25 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë!Na prisni më 30 qershor!”, – shkruan Patozi në Facebook.

Lista e plotë me emra si më poshtë:

Tiranë Arben Skënderi Kamzë Ylber Gjeta Vlorë Valbona Mezini Korçë Leonard Olli Durrës Valdona Sakollari Dibër Shkëlzen Qoka Berat Pavllo Shkarpa Kolonjë Fatjon Feka Lezhë Salvador Kaçaj Kavajë Bledar Sinella Kukës Abedin Uruçi Skrapar Devi Hebibasi Bulqizë Ilir Balla Tepelenë Gëzim Malko Këlcyrë Shkëlqim Muho Shijak Arben Pohumi Gramsh Sabri Ibrahimi Cërrik Merita Xhika Tropojë Edison Hasanaj Kurbin Edmond Piroli Malesi e Madhe Pjerin Spathari