Lirohet nga Policia nipi i deputetit të PS që dhunoi gruan te...

Lirohet nga Policia nipi i deputetit të PS që dhunoi gruan te QSUT

1370
0

Ramazan Rraja është i riu që dhunoi barbarisht një grua brenda ambjenteve të QSUT-së në Tiranë. Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, dhe nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Autori u identifikua dhe u ndalua, por çuditërisht u lirua nga Policia e Tiranës, pavarësisht se dhuna ishte filmuar, dhe video u publikua nga Jeta Osh Qef.

Policia e Tiranës ka reaguar për herë të parë sot duke thënë se ka proceduar autorin, por nuk thotë pse vendosi ta lirojë atë dhe nuk e arrestoi në flagrancë. Ndërkohë një oficere policie u pezullua nga puna, pasi ka parë skenën dhe nuk ka reaguar.

Kush është Ramzan Rraja

Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë. Dosja Xhisiela u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar pikërisht për atë ngjarje, dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Sipas Nuhut, e gjitha ndodhi pasi ai mori përsipër rastin e dhunimit të Malokut nga ana e Rexhep Rrajës. Xhisiela, e cila e denoncoi vetë Rexhepin për përndjekje, më pas hoqi dorë nga padia dhe tha se e gjitha ishte një problem xhelozie në çift, dhe se edhe ajo e kishte dhunuar të dashurin e saj. Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazanin si një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën.