Lirika si idil dhe shprehishmëri e ejmotiveve njerëzore/ Nga Agron Shele

Lirika si idil dhe shprehishmëri e ejmotiveve njerëzore/ Nga Agron Shele

554
0

( Rreth vëllimit poetik “Lirikat e pikëllimës” të autores Vera Istrefaj )

 

 

Autorja Vera Istrefaj ka kohë që endet në botën e artit dhe letërsisë dhe me poetikën e saj ajo ka tërhequr përherë e më shumë vëmendjen e lexuesit por dhe të kritikës, për vetë profilin e veçantë krijues, maturimin si dhe gjejtjet letrare. Vëllimi i saj më i ri poetik “Lirikat e pikëllimës” që në titull të grish dhe të bën ta lexosh me vëmendje, të zhyt në qerthullin e mendimeve dhe të mistizon me ndjesitë dhe elokuencën e vargjeve, të rikthen sërish tek rileximi dhe befason me figuracionin por dhe mesazhin artistik. Intrigimi nis që në titull, me lirikën poetike të vagëlluar deri në pikëllim, pas nostëlgjisë, ndjesive që vetëm poetët dinë ti percepetojnë e shprehin dhe ashtu si në të sakjshmen brengë e trishtim (figurative) shprehet hapësira jetësore e realitetit njerëzor e shpirtëror. I gjithe ky vëllim poetik vjen si afresk, si pikturë fjalësh në telajon e madhe ngjyrë jete, i cili pas ç’ do këndvështrimi të rrëmben më pranë dhe të humbet në shtjellën e pafundme të artit, gjithmonë në detajim dhe zbërthim të refleksioneve shfaqura. Luajtja me elementët e natyrës, kryesisht me vjeshtën, me gjethet e fundit të ikura ashtu tinëz, me pernëdimet e përflakura, me borën apo me shiun që trondit dhe sëmbon dashuritë e plagosura e bëjnë poezinë e autores më sensuale, më ndjesuese, më ikadenshente dhe shumë më fluide e tejçuese për lexuesin. Filozofia e gjithë kësaj risie të sjellur me kaq patos është botkuptimi dhe idetë e reja për vetë jetën, për dashurinë e pastër dhe të çiltër, kësaj ndjenjë hyjnore që lind bashkë me njeriun, konceptimi bashkohor dhe trajtimi metafizik i saj si prelud por dhe emocion, si vlerë shpirtërore por dhe hëpësirë kozmike.

 

“Pikë e shiut

lodron buzëve të mia,

qerpikët dritojnë

nga pika e kristaltë

faqeve më kuqëlon

ndjesi e përvaltë.”

 

Njehësimi i lotit të natyrës, pikë shiu me pikën e kristaltë të qerpikut është simbiozë poetike, e cila e sinkronizuar në vargje, të cilat kurbëzojnë në mbyllje me ndjesinë e përvaltë e bën poezinë “Gjurmë e shi” edhe më sinjikative, më shprehëse dhe shumë më tepër lançuse për mesazhin lirik që përcjell. Gjithashtu në këtë poezi përpos alternimit të bërë por dhe harmonizimin e elementëve të tjerë plotësues vihet re tedenca e përafrimit të gjuhës së imazheve, imazh i përlotur në natyrë, ( shi, vjeshtë, gjethe të grisura ), të cilat dalin në vargjet më pas dhe imazh prekës e i heshtur i vetë qenësisë përjetuese ( autores).

 

“Ëmbël më plagose

në zemër,

Një pjesë të saj ma more,

një pjesë ma le

Të gjalloj e vdekur…”

 

Duke qëndruar sërisht tek boshti përshkus i gjithë këtij vëllimi, pra tek lirika e trishtë në dukje, por që elemntët e gjallimit, shpresës dhe optimizmit bëhen dhe më të dukshmë, ravijëzimi, ritmi por dhe forca e shpirtit, e cila dhe pse ashtu e gjymtuar dhe e plagosur di të ringrihet mbi plagët dhe dhimbjet e trazimeve, njëlloj si tallazet e forta që tronditin dhe më pas rimëkëmbin shpirtrat.

Vlen të theksohet se në stilin por dhe gjetjet artistike, përfshi këtu figuracionin e përdorur, muzën krijuese, tablotë e krijuara dhe deshifrimin e tyre sipas kodeve të paracaktuar nga sugjestionimi i vetë botëkuptimit të lirë dhe hapësirave njohje është se perifrazimi i vargjeve të saj është ndejsi e vetë autores, është shprehishmëri përjetimesh e një game shumë më të gjerë e cila e tejkalon dhe vetveten, është posesiviteti i kohezionit përjetues, është traskiptim i vetë përtejshpirtit.

 

“ U varën mendimet

pemëve të qytetit,

 

degëve të tyre

u ngrinë

 

Mbeti koha ngurtësuar,

Kujtimi i akulluar “

 

Pavarësisht boshtit dhe mesazhit bazë të këtij vëllimi poetik autorja nuk mund të qëndrojë dot indiferente ndaj përditësisë jetë dhe fateve gri të realitetit dhe mjedisit krijuar. Si poete, si intelektuale dhe si grua s’ mund të bashkëjetojë dot me reminishencat kohë, por shpreh shqetësimin për mendimet e shprishura, për degët e përthyera të jetëve dhe për ngurtësimin e kujtimeve ta akullnajzuara të qytetit të saj.

 

Leximi i këtij vëllimi poetik është më tepër se një përnjohje me zhvillimet më të fundit të poezisë bashkohore sot, është më tepër se një depërtim në intrigimin e ideve me refleksionet njerëzore, është më tepër se një pasqyrim i artit si gjuhë komunikimi me senëdërtimin e vetë fjalës poetike si gjuhë profetike dhe si i tillë ky libër dhe kjo mënyrë përqasjeje e ngre autoren në poltrone edhe më të larta të kulturës së shkruar shqiptare.