Lindën jashtë martese, por lanë gjurmë në histori, nga Leonardo Da Vinçi...

Lindën jashtë martese, por lanë gjurmë në histori, nga Leonardo Da Vinçi tek Eva Peron

375
0

Nga Carly Silver

 

Pavarësisht këshillave të klerit ndaj mbretërve dhe përfaqësuesve të aristokracisë, për të qenë seksualisht të përmbajtur dhe besnikë në martesat e tyre, përgjatë historisë ka pasur mjaft raste të njerëzve të famshëm, që kanë lindur jashtë martese. Ata mposhtën stigmën sociale, dhe arritën të lënë gjurmën e tyre në histori.

 

Aleksandër Hemilton, ishte një “bastard, djali i jetim i një të përdale”

Ju ndoshta mund të keni dëgjuar për Hemiltonin, një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I lindur në Nevis në Inditë Perëndimore në vitet 1750, ai ishte i dyti nga 2 fëmijë të lindur jashtë martese nga një tregtar me origjinë skoceze, dhe një grua e martuar. Xhejms Hemilton, ishte gjithsesi i “dhembshur”, edhe për fëmijët e tij jashtë kurorës. Pasi vdiq nëna e tyre, ai madje u zhvendos të banonte tek djali i tij më i vogël, Aleksandri kur u bë i famshëm.

 

T.E.Lorenc ndryshoi panoramën gjeo-politike të Lindjes së Mesme

 

T.E.Lorenc – i njohur më mirë si “Lorenci i Arabisë” – ishte një nga 5 fëmijët e paligjshëm, të lindur nga e dashurat e babait të tij tij në Uells. Çifti pretendonte se ishte i martuar, dhe Lorenc e zbuloi vetëm të vërtetën pasi vdiq babai i tij. I apasionuar pas historisë dhe arkeologjisë së Lindjes së Mesme gjatë gjithë jetës së tij, Lorenc e ndihmoi Princin Faizal, më vonë mbreti i Irakut, të udhëheqë Revoltën e Madhe Arabe, në të cilën ai e çliroi vendin nga zgjedha e Perandorisë Osmane, duke ndryshuar kësisoj rrjedhën e historisë në Lindjen e Mesme.

 

Eva Peron, një aktore e shndërruar në një heroinë ndërkombëtare

 

 

 

Ish-zonja e parë e Argjentinës, Eva Peron, ishte një aktore e kthyer më pas në humaniste. E lindur nga dy prindër të varfër dhe të pamartuar në vitin 1919 (babai i saj kishte një familje tjetër zyrtare), Peron u bë e famshme si një aktore që performoi në rolet e shumë mbretëreshave të mëdha evropiane, nga Elizabeta I tek Katerina e Madhe.

 

Pasi burri i saj, Huan Peron u bë president i Argjentinës, Eva e përdori rolin e saj për të luftuar për të drejtat e më të margjinalizuarve. Ajo punoi për të garantuar të drejtën e votës për gratë, si dhe luftoi varfërinë.

 

Ajo ndihmoi sindikatat në luftën e tyre për më shumë të drejta për punëtorët, dhe ndihmoi në ngritjen e shumë spitaleve dhe shkollave, para vdekjes së saj të parakohshme në vitin 1952. Kundërshtarët e saj politikë, e vodhën trupin e saj të balsamosur pas vdekjes, dhe e fshehën për 16 vjet, për të shmangur nderimin e sj nga martire nga miliona argjentinas.

 

Leonardo Da Vinçi artisti, shkencëtari dhe shpikësi gjenial

 

 

 

Një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Leonardo da Vinçi, ishte një i lindur jashte martese. I lindur në vitin 1452 si i biri i Piero da Vinçit dhe një zonje nga fshati, Leo nuk e mori që fëmijë atë edukim madhështor, edhe pse babai i tij e njohu si birin e tij, dhe e ndihmoi financiarisht.

 

Leonardo jetoi me të ëmën deri në moshën 5-vjeçare, kur u martua dhe shkoi për të jetuar me babanë e tij dhe njerkën e tij. Ai qendroi i distancuar nga nëna e tij biologjike Katerina për pjesën pjesën më të jetës së tij, por ishte gjithnjë i afërt me të atin Piero da Vinçi.

 

Uilliam Pushtuesi, themeloi në Angli dinastinë 1-mijëvjeçare

 

 

 

Një paardhës i drejtpërdrejtë i të gjitha mbretërive të sotme (dhe themeluesi i dinastisë Normane, nga e cila rrjedh Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta II dhe Princi Filip), Uilliam Pushtuesi ishte një fëmijët jashtë martese.

 

Djali i Robertit të Normandisë dhe i të dashurës së tij, Herleva, Uilliam ishte një fëmijë i paligjshëm – dhe trashëgimtar – e një dukati të rëndësishëm. Kur vdiq i ati, shpërtheu një luftë civile, dhe Uilliami i ri u bë dukë. Aleatët e fuqishëm, e ndihmuan të siguronte fronin e tij; mes tyre edhe mbreti i Francës dhe fisnikët e Flandrës, me njërin prej të cilëve u martua vajza e tij Matilda.

 

Pastaj, duke u mbështetur në pretendimin e tij për një pohim të rremë të trashëgimisë, Uilliami nisi pushtimin e Anglisë. Në vitin 1066, ai mundi pretendentin anglez të fronit, Harold Goduinson në Betejën e Hastings, duke nisur kësisoj një epokë të re në Ishujt Britanikë.

 

Lucrezia Borxhia, themeluese e industrisë së djathit mocarela

 

 

 

Vajza e paligjshme e Kardinalit Rodrigo Borxhia të shekullit XV-të – më vonë Papa Aleksandri VI – dhe dashnores së tij të vjetër Vanoca Katanei, Lucrecia Borxhia ishte një vajzë e bukur dhe e ligë njëkohësisht. Ajo u martua plot 3 herë – një martesë e panjohur u anulua, e dyta u mbyll me vrasjen e bashkëshortit.

 

Lucrecia ishte i njohur si një helmuese e aftë. Dhe mendohet se mund të kete pasur marrëdhënie intime me vëllanë e saj, Çesare. Një mbrojtëse e arteve, ajo grumbulloi një pasuri të madhe nga prodhimi i djathit mocarela.