Linda Halimi akuzohet nga shqiptarët për përfitime personale

Linda Halimi akuzohet nga shqiptarët për përfitime personale

288
0

Këngëtarja Linda Halimi si shumë të tjerë ka filluar nismën për mbledhjen e fondeve për njerëzit e prekur nga tërmetin që ndodhi mëngjesin e së martës.

Linda e cila jeton prej vitesh në Amerikë i ka bërë thirrje të gjithëve që të kontribojnë me aq sa mundet për popullin e saj shqiptar. Por ajo është detyruar ta fshijë ktë nismë të quajtur “Go Fund Me”, pasi u akuzua nga disa njerëz se ajo do i shfrytëzojë lekët e fituara për përfitime personale.

Këtë këngëtarja e ka bërë vetë publike në rrjetin e saj “Instagram” dhe sqaron se si qëndron e verteta.

E fshiva kampanjën në Go Fund Me. Shumë drama. Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake. Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie. Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve(e kam bërë me zemër e dashuri) populli im, njerëzit, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri. Më besoni nuk kam mbetur në lekët e fituara të Go Fund Me sepse deri më tani nuk më mungon asgjë falë Zotit. Lutem për ju dhe shpresoj të ju lehtësohen dhimbjet dhe të mos përsëriten më kurrë këto kohë të rënda. Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Linda në Instastory.

Ajo gjithashtu shprehet shumë e zhgënjyer me shqiptarët që e kritikojnë dhe nuk e vlerësojnë.

Me mijëra herë më keni thyer hundët dhe sërish jam munduar të jap dhe kontribuoj si artiste tek populli im. Faleminderit ata pak njerëz që akoma më mbështesin pavarësisht injorancës së masës”, ka përfunduar Halimi në një story tjetër në “Instagram”.