Liçaj – Ramës: Bëj burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut

Liçaj – Ramës: Bëj burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut

194
0

I ftuar në Syri TV përballë gazetarit Bledian Koka, aktori dhe aktivisti i “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, është shprehur se, kryeministri Edi Rama nuk duhet të flasë pasi sa herë flet nxjerr nga goja broçkulla.

Sa i përket citimeve që kryeministri Rama u bën aktorëve të ndryshëm, Liçaj i kërkoi shefit të qeverisë të bëjë burrin e shtetit e të mos merret me gënjeshtra.

Kryeministri është në mjerim sa kërkon çfarë kanë thënë aktorët. Nuk i shkon. Mua s’ma ndjen çfarë thotë njëri e tjetri. Është e drejta e tyre. Këto pelivanllëqe kryeministrore e shndërruan vëmendjen. Unë i them kryeministrit të bëjë burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut. Po ai nuk është burrë shteti. Është turp që kryeministri të gënjejë.  Kemi të drejtën ligjore, kemi të gjithë gurët në anën tonë. Edhe sekretari i OSBE u shpreh të mos merret asnjë vendim sa të ngrihet Gjykata Kushtetuese”, u shpreh aktori Neritan Liçaj. /Syri.net

loading...