Librazhdi ndryshe. Çudia më shumë votues se sa vota…. ! ?

Librazhdi ndryshe. Çudia më shumë votues se sa vota…. ! ?

577
0

Shtohen skandalet e votimeve teksa, librazhdi “ballancon” syfiçitin e votive çudia vjenë nga Librazhdi teksa ka më shumë votues se sa fleta votimi ….!

Ndërsa në 12 bashki ka më shumë vota se votues, e kundërta ka ndodhur në Librazhd.

Këtë herë në këtë Bashki babëzia ka bërë që të rritet numri i votuesve, me qëllim që Sekretari i Përgjithshëm të dalë faqe bardhë para kryetarit.

E ndërsa kanë rritur numrin e votuesve, komisionerët e PS-së kanë “harruar” që të hedhin edhe votat në kuti, duke i lë pa mbushur.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja të djeshme në Librazhd kanë votuar 12388 qytetarë.

Por pas përfundimit të numërimit të 61 kutive në Librazhd kanë dalë vetëm 11383 vota.

Nga llogaritja del se KZAZ e  Librazhdit  ka shtuar 1005 votues imagjinarë.