Nga Ana LLAZO
Shumë të rinj sot e kuptojnë se përdorimi i gjuhëve të huaja nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Ato hapin dyer në arsim, në karrierë dhe në kulturën botërore. Por, përtej benefiteve,mësimi i një gjuhe të re na bën të mendojmë ndryshe, të jemi më mendje hapur dhe më të ndjeshëm ndaj botës që na rrethon.
Leximi është një nga mënyrat më të bukura për ta realizuar këtë qëllim dhe udhëtim. Një libër i mirë në një gjuhë të huaj është një vizion për të drejtuar në një botë të re. Mund të lexosh një roman,një artikull kulturor, një përmbledhje informacionesh apo novela. Edhe vetëm disa faqe në ditë mjaftojnë për të ruajtur lidhjen me gjuhën, për të mësuar fjalë të reja dhe për të rritur vetëbesimin.
Në vend që të kalosh një kohë pasive, bëje aktive dhe frytdhënëse. Zgjidh një libër që të tërheq, mbaje një fletore fjalësh të reja, dëgjo një podcast në gjuhën që mëson dhe mëso më shumë rreth gjuhës.
Këto zakone të vogla bëjnë ndryshimin. Jo vetëm që do të ndjesh më i relaksuar por edhe më i pasur në dije, në mendim dhe në horizont.
Koha rrjedh shpejt dhe impenjimet zënë vend në jetën tuaj , por fjalët që mëson dhe librat që lexon mbeten me ty gjithmonë. Koha e pushimit është ideale për të ushqyer mendjen në mënyra të reja kreative. Kur pushimet mbarojnë bashkë me to kujtojmë dhe librat që na frymezuan, fjalët e reja që mësuam, përparimin që bëmë në një gjuhë të huaj. Bëje pushimin stinën e të mësuarit me dashuri dhe pasion. Gjithçka që mëson sot është dhuratë dhe investim në të ardhmen tënde.