Aktualitet

Lëviznin me 11 mijë euro të falsifikuara, kapen në Portin e Barit dy shoferët shqiptarë

By vizionc

November 21, 2019

11 mijë eurot e sekuestruara nga Policia Kufitare e Barit

Policia e Barit ndaloi dy shoferë autobusi shqiptarë të cilët qarkullonin me 11 mijë euro të falsifikuara.

Punonjësit e Monopolit dhe Doganës së Barit ndaluan një 63-vjeçar dhe një 37-vjeçar nga Shqipëria të cilët po lëviznin drejt Durrësit. Gjatë kontrolleve të ushtruara, oficerët e doganës konstatuan një sërë mungesash te 220 kartmonedhat me prej 50 euro: cilësia e printimit të kartmonedhave, mungesë të shenjës holografike dhe mungesë të shenjave të tjera identifikuese.

Të personat do të deportohen drejt Shqipërisë.