Lëvizje në kampin opozitar, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

Lëvizje në kampin opozitar, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

343
0

Kreu i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një mbledhje me aleatët opozitarë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 15:00 teksa nuk dihet arsyeja se pse Basha po e thërret këtë mbledhje pikërisht me aleatët e tij. Temë kryesore që ka tensionuar dhe skenën politike ditët e fundit mbeten ndryshime kushtetuese që mazhoranca do që t’i reflektojë në Kodin Zgjedhor.

 

Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.