Letër të hapur Ministres së Shendetësisë!

Letër të hapur Ministres së Shendetësisë!

522
0

Përshëndetje ministrja e shëndetësisë znj Ogerta Manastirliu,ndoshta nuk është mënyra e pëlqyer nga ana juaj kjo që po bëj. Por kur dhimbja flet më shumë sesa jeta duhet t’më kuptosh të paktën në aspektin prindëror.

Ti flet për suksese dhe mirë bën , por nuk mund të hesht unë. Nuk mundem sepse kur fjalët shkruhen me lot shpirti për gjakun e shpirtit. Dikur ne të dy kemi qënë miq në protesta rrugëve të Tiranës, jam njeriu që kam protestuar gjithmon për çdo padrejtësi , kryesisht për shëndetësinë. Unë jam babai i Aldos , djalin që e njohin pothuajse e gjithë bluzat e bardha edhe pse mos kujto se të gjithë meritojnë të jenë aty ku janë. Këtë e them me bindje të plotë dhe me fakte!…

Djali im, Aldo ka lindur më 15/12/2013, në maternitetin e qytetit të Peshkopisë me Dr Bajram Balliu. Ka lindur me “Spinobifida B” , është operuar nga Artur Xhumari duke më siguruar se pas dy vitesh djali do gëzonte shëndet të plotë. Por kurrë nuk ndodhi ashtu. Sepse nga ajo ditë e sot unë jetoj më shumë në spital sesa në shtëpi. Në dy vitet e para të djalit a u prek nga një infeksion urinar edhe pse ish-ministri (më shpiftësira që ka pasur shëndetësia ndonjëherë) thonte se është falas unë ja kam blerë gjitha medikentet me çmime marramendëse! Kur e pashë që s’po ja dilja dot , gjeta nr e cel dhe i bëra një mesazh ish-ministrit , por mora heshtjen e tij! E mora djalin me ndihmën e njerëzve mi dhe u arratisa drejtë Greqisë në Hania Kretë , ku ata ma shtruan djalin një muaj dhe e shëruan nga infeksioni urinar . Por jo vetem kaq , por as nuk më morën asnjë cent. Kam pasur një mbeshtetje të madhe nga qyteti i Hanias Kretë qe kurrë se pata nga shteti im. Ti më flet për bashkëpunime , atëherë po të kërkoj të marrësh në duar fatin e jeteses të djalit tim qe prej më shumë se 5 vitesh as nuk ecën , as nuk flet! Beje si ministre , bëje si prind, beje si njeri, beje si shpirt njeriu. Pediatria Nënë Tereza ka shumë pak njerëz me plote kuptimin e fjales njerez dhe profesionistë ata janë:

1 Agim Agim Milto Gjikopulli.

2 Aida Bushati .

3 Mira Kola .

4 Stafi i reanimacionit !

Janë njerëz që kanë dhënë shpirt për jetën e djalit tim. Por , kaq mumden ! Tashmë është në dorën e shpresës tënde . Si ministre , si Nene, si prind , si instucion , si njerëzillek!

 

Duke uruar të më kuptosh , dhe të veprosh sa më parë për shëndetin e tim biri -botës sime! Shpirti do të flas akoma , por po e shtrydh për të mos folur më.

Mbetem në pritje me shpresë .

Me respekt ,

Hamdi Skeja!