Leter e Hapur Publike e Shoqates Vatra ne Michigan

Leter e Hapur Publike e Shoqates Vatra ne Michigan

770
0

Letër e hapur për Luftën përçarëse dhe shkeljet e ish-Kryetarit të Vatrës ,Gjon Buçja dhe “Komisionit” të Tij të paligjshëm…

 

– Dega e Vatrës në Michigan i kërkon Gjon Buçaj të pohojë publikisht nëse është e vërtetë -dhe nëse PO- përse e ka mbajtë fshehtë faktin se ai ishte dhëndri i Antarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, shqiptaro-serbofilit të shitur Kolë Shiroka?

 

– Vatranët e Michiganit i kërkojnë Presidencës në Shqipëri, që Gjon Buçjes ti hiqet Dekorata e Lartë“Nderi i Kombit”, që ia akordoi vetëvetes me propozim personal, kur ishte kryetar, pa vendim të strukturave të Vatrës.

 

***

 

Në përgjigje të Letres së sajuar të Gjon Buçja,dega e Vatrës në Michigan, sqaron anëtarësinë e Vatres, opinionin publik dhe mediat, shkaqet e vërteta të “shqetësimit” të ish Kryetarit Buçja, i cili ka dy vite e gjysëm që në qëllimet e tij të mbrapshta ka dëshirë me tërheq zvarrë për në humnerë Institucionin e Kombëtar, VATRËN.

Cilat janë arsyet e vërteta të ish kryetarit Gjoni Buçja që nuk ka lënë shpifje pa bërë në emër të Vatrës?

 

1-Gjon Buçja , kur u bë Kryetar i Vatrës, nuk tregoi asnjëherë se ai ishte dhëndri i Antarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste te Jugosllavisë, shqiptaro-serbofilit të shitur Kolë Shiroka, një e dhënë që qarkullon prej vitesh poshtë e përpjetë komunitetit shqiptar. Eshtë apo jo e vërtetë? Populli thotë se ku ka za’ s’asht pa Gja’. Presim prononcimin Buçjas.

 

2-Gjatë qeverimit të tij, në Vatër, u vodhën me mijëra dollarë , të cilët u mblodhen me shumë mund e sakrifica nga anëtarët e Vatrës.

 

3- U zhduk si me magji në kohën e qeverimit të tij në Vatër, Çeku i Qeverisë Shqiptare me Kryeministër te asaj kohe dr. Sali Berisha, madje Vatra u lakua në mediat e majta se kishte marrë mijëra dollarë nga kryeministri Sali Berisha (Shifra e vërtetë ishte 30 mije dollar, por këto para nuk dihet se ku përfunduan, Gjoni duhet të ketë të dhëna se pat dhënë urdhër të depozitoheshin tek miku i tij, Nexhat Kaliqi.(Ky check ishte për suportimin e festimeve të 100-vjetorit të Vatrës në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë duke qenë se Vatra i kishte paraprirë dhe e kishte orientuar pavarësimin e Shqipërisë)

 

4- Gjoni që di vetëm të flasë dhe të mos dëgjojë kënd, arriti me suskses të asfiksoi demokracinë e brendshme të Vatrës, duke persekutuar me qindra te interesuar për tu antarësuar në Vatër. Stopoi ngritjen e degeve të reja , me pretekstin se Vatra po del jashtë kontrollit. Buçja , Vatrën e konsideronte si pronë personale dhe jo si Institucion kombetar.

 

4- Pas zgjedhjes së Kryetarit të Ri të Vatres, i cili qe zgjedhur anëtar i kryesisë ne Kuvendin e vitit 2015 mbajtur Jacksonville, pas organizimit të darkës celebruse të pas Kuvendit, pas shpalljeve të mirënjohjeve ,dhe pasi doli në fotografi pozuse me kryetarine ri, madje pasi këndoi me Frederik Ndocin, Gjoni i bani hasha zgjedhjet, u përpoq të merrte Vatrën me dhunë , duke shtyrë persona të pandërgjegjëshëm të godiste Kryetarin e Vatrës Dritan Mishto, të cilin e luti për një vit që të bëhej kryetar , dhe që fitoi në menyrë demoktrtike mbi dy të tretat e votave. Përse? Gjoni nuk paska ditë biografinë?!

 

5- Kryetari Buçja mbrojti me egërsi të paparë Nexhat Kaliqin , Kryetar i “Fondacionit Vatra” për të cilin , Kryesia e Vatrës së kohës Buçja , kanë qenë unanimisht kundër Kaliqit, për mënyrën se si ai e drejtoi me vite Fondacion , duke e mbuluar në errësirë të plotë transparencën e kërkuar nga Kryesia, Këshilli Kombëtar , dhe të gjitha Degët e Vatres në Amerikë dhe Kanada. Nuk la njeri me influencë pa i telefonuar,shkruante letra e mesazhe, hidhte gurë kundër Vatrës dhe fshihte dorën, dhe arriti deri në këtë ditë të sotme, ku ka filluar të urrehet nga shumica e vatranëve.

 

6-Gjoni ideoi dhe krijoi “Komisionin e Turpit” prej katër-pesë përsonash , duke shkelur rëndë Kanunoren e Vatres, që ai pretendonte se e mbronte me fanatizem, por që duket se nuk e ka lexuar dhe nuk e përfill.

 

7-I bëjmë me dije të gjithë vatranëve dhe donatorëve të Vatrës se nga ky moment , e vetmja adresë për të dërguar fondet është ajo ligjore –

VATRA : 2437 Southern Blvd , BRONX , New York 10458.

E bëjmë këtë shënim për arsye se Fondi Vatra Foundation është nën Auditim.

 

8- Ne denoncojmë hapur faktet reale dhe të turpshme dhe mendojmë që përpjekjet e grupit Buçja për shkatërrimin e Vatrës , kanë të bëjnë me të kaluarën e errët të Gjonit dhe me shpërdorimet masive të fondeve në Vatër.

Pas pasqyrimit të këtyre fakteve , ne kërkojmë nga Presidenca e Republikës së Shqiperisë, që Gjon Buçjes ti hiqet Dekorata e Lartë “Nderi i Kombit”, që ia akordoi vetëvetes pa e shtruar në strukturat e Vatrës.

 

Për Vatrën Michigan ,

Kryetari Mond Rakaj

 

Michigan , me 9 Dhjetor 2019