Leonardo Dicaprio është urdhëruar të rikthejë miliona dollarë të cilat supozohen se janë përdorur për të financuar filmin e tij “Wolf of Wall Street”. Gjithashtu raportohet se këto para të shpërdoruar i janë dhënë në mënyrë indirekte fondacionit të tij.
Departamenti i Drejtësisë është duke investiguar, se ku kanë shkuar 3.5 miliardë dollarë të shpërdoruara nga pasuria e shtetit malajzian të financuara gjatë viteve 2009 dhe 2015, duke u cilësuar si një nga shpërdorimet më të mëdha në botë.
Në dokumentat e akuzës pretendohet se disa nga këto para kanë shkuar në xhepin e DiCaprio-s përmes filmit të tij dhe fondacionit. Pavarësisht se dokumentat prej 136 faqesh nuk është përmenduar emri i aktorit hollivudian, dyshimet shkojnë pikërisht tek Leonardo DiCaprio, transmeton Top Channel.
Jho Low, një biznesmen malajzian dhe partner i DiCaprio’s akuzohet se ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë dollarë për veten e tij. Low akuzohet se i ka përdorur ato para për të blerë shishe shampanje tek një financues i fondacionit “Leonardo DiCaprio Foundation” për ditëlindjen e aktorit në 2013.
Riza Aziz, nipi i kryeministrit malajzian, akuzohet gjithashtu se ka marrë miliona dollarë nga fondi i quajtur “1MDB”. Aziz zotëror kompaninë e prodhimit të filmave “Red Granite Pictures”, i cili ka financuar filmin e DiCaprio-s, në 2013, “Wolf of Wall Street”.
“Bruno Manser Funds”, një organizatë bamirësie aktive në Malajzi, i ka kërkuar DiCaprio t’i rikthejë paratë e pista, duke shtuar se si një përfaqësues i Paqes së Kombeve të bashkuara ka si përgjegjësi të ndalë korrupsionin.