Lëndimi i qytetarëve në mitingun e PD, reagon Nishani

Lëndimi i qytetarëve në mitingun e PD, reagon Nishani

420
0

Problemet në miting, Nishani kërkon angazhim për zbulimin e ngjarjes Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh, përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Bashën, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me anë të një deklarate për shtyp, Nishani uron shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja. Gjithashtu, Presidenti bën me dije se po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.