Kronike

Lëkundje tërmeti afër Tiranës, zbulohet epiqendra

By vizional

May 22, 2020

 

Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës rihter është regjistruar sot në vendin tonë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km nga Shijakut dhe 29 km nga Tirana.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:18 minuta të paradites së sotme. Ndërkohë po dje janë ndjerë lëkundje tërmeti në Durrës, me pothuajse të njëjtën magnitudë, ndërsa sipas sizmiologëve këto janë të natyrshme dhe pasgoditje të tërmeteve që kanë prekur Shqipërinë në fundin e vitit të kaluar.