Leksioni amerikan i dashurisë për vetveten…/ Nga Marjana Zeneli Bulku

Leksioni amerikan i dashurisë për vetveten…/ Nga Marjana Zeneli Bulku

538
0

Përpara kauzave të mëdha , mëso të duash vetveten! Ishte ky leksioni amerikan që dhjetra zonja shqiptare nën drejtimin e Sasha Pajeviç , drejtoreshë e NDI për Shqipërinë arritën të kuptonin gjatë trajnimit por akoma më shumë në vijimësi të atyre cikleve trajnuese që u aplikuan praktikisht në terren kur zonjat vendosën të krijonin rrjetin kombëtar ” Barazi në vendimmarrje” i cili tashmë hyri në vitin e vet të 10-të. Janë bërë tashmë dhjetë vjet kur zonjat edhe pse mbartin qëndrime të ndryshme politike u ulën në të njëjtën tryezë, dëgjuan njëra -tjetrën dhe bashkëpunuan në çêshtjet e përbashkëta. Punuan dhe sollën në parlament Ligjin për Barazinë gjinore i cili pavarësisht cilësisë së zbatimit e ka nxitur dhe rritur rolin e gjysmës vitale të shoqërisë ,zonjave edhe pse cilësia e përfaqsimit jo gjithmonë kushtëzohet nga njëra palë por nga shumë palët që janë pjesë e proçesit . Të drejtat e grave janë të drejtat e një shoqërie që duhet ti njohë, kërkojë dhe mbrojë ato . Indiferenca shoqërore është vrastare e civilizimeve . Aktualiteti e vërteton këtë gjithmonë e më shumë ndjehet nevoja e zërit tjetër, atij të arsyjes, të jointeresave, joklaneve, jopartiake,brendaejasht parlamentit, brenda e jashte Shqipërie por gjithkund ku ka Shqiptarë. Me Edlira Çepanin , drejtuesen aktuale të këtij rrjeti patëm rast të kujtonim mjaft detaje nga rrugëtimi 10 -vjeçar i angazhimeve që tejkaluan barrierat politike dhe u përballën me çështjet e vogla dhe të mëdha që politika shkakton por jo pak herë edhe indiferenca jonë.Dhe leksionet amerikane në thelbin e tyre kishin se si të ndjekësh me laps politikën, median, ekranin , problematikën nga ku mundesh të impresionohesh, zhgënjehesh, mësosh apo kundërshtosh e të thuash në kohën e duhur mendimin që orienton kaosin që shkakton gjithsejcila prej tyre veçmas e në tërësi. Ne kemi dëgjuar të thuhet se është e instrumentalizuar shoqëria civile, e përdorur e kapur e shitur e blerë , por ja që edhe një zë i vetëm mundet të therrasë për ndihmë kur Titaniku mbytej .Janë dhjetë vjet që kur zonjat kontribuese ndaj subjekteve politike ku aderonin, mediave, organizatave joqeveritare duke ndjekur leksionet amerikane kuptuan se çështjet që na bashkonin janë më shumë se ato që na ndanin . Shëndeti, edukimi, janë sfida që nuk munden të ndryshojnë cilësinë dhe efiçencën pa institucionet por edhe heshtja ndaj tyre do të ishte po aq shkaktare e rrënimit që ka gjithmonë dy anë ; atë të duartrokitjeve pushtetare dhe nxirjes opozitare ku viktima është gjithmonë ajo që nuk e gëzon asnjërin prej këtyre dy pushteteve. Dhe që ako të mos jetë e pazë dhe që e nesërmja të mos jetë një viktimë ky leksion amerikan i dashurisë mes vetvetes, të vërtetave tona , merr vlerë më shumë se kurrë . Patriotizëm nuk do të thotë vetëm shfaqje me flamurë, por dashuri për njëri -tjetrin , të vërtetat tona , edhe kur ato dhembin .(shkurt 2018)