“Lekët në fund i merr ti”, “Donaldit i keni bërë aq shumë presion sa…”- Arbana Osmani flet ‘pa doreza’ për aludimet rreth Big Brother VIP

 

 

Ja disa prej komenteve në rrjetin e saj Instagram:

Komentuesi: Fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë

Arbana: Po, po. Madje fituesi as nuk konkurron këtë vit. Thjesht do fitojë direkt.

Komentuesi: Lekët në fund i merr ti dhe fituesit s’i jepni asgjë

Arbana: Unë i kam marrë përpara

Komentuesi: I jepni instruksione disa banorëve në dhomën e rrëfimit

Arbana: Ëhë. Dhe ata binden. Dhe gjithë Shqipëria sheh një program jo të vërtetë. Dhe e ndjek, e komenton, e pëlqen, apasionohet, pikërisht se nuk është i vërtetë. Se po të ishte i vërtetë, nuk do e ndiqte. Por pikërisht se është fallco, e ndjek i madh dhe i vogël.

Komentuesi: Donaldit aq shumë i keni bërë presion, sa i keni humb 15 kg

Arbana: Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile.

WhatsApp-Image-2021-12-11-at-4.35.42-PM

 

Author: vizional