Lejoi Dritan Dajtin për një “xhiro” në bllok, flet ish-drejtori i burgut...

Lejoi Dritan Dajtin për një “xhiro” në bllok, flet ish-drejtori i burgut të Peqinit: Ja kush duhet të japë llogari

338
0

Emir Shpata, ish-drejtori I burgut të Peqinit që u shkarkua pas skandalit se lejoi Dritan Dajtin të dilte nga burgu për vizitë te një klinikë private pa procedurat e nevojshme, ka folur sot duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.

 

Në një intervistë për Abc News Shpata është shprehur se ky vendim është i padrejtë.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

 

“Shkarkimi im ishte si rrufeja në qiell të hapur. Konkretisht ne, sipas të gjithë rregullave kemi dërguar një të dënuar për vizitë në një spital privat në Tiranë  bashkë me disa të dënuar të tjerë sipas kërkesave institucionale.

Është drejtori i përgjithshëm ai që duhet të japë llogari pasi unë e kam njoftuar atë në lidhje me këtë dhe e kam lënë në kompetencë të tij “,  ka thënë Shpata.

 

“Dritan Dajtin e ka marrë grupi i gatshëm i drejtorisë së përgjithshme dhe ka shkuar me të gjithë masat e sigurisë.

Kjo është  thjesht tekë e drejtorit të përgjithshëm që e bëri mediatike këtë gjë dhe ja ka dërguar ministres shkresën për shkarkim.

Unë përveç kësaj interviste unë do të tregoj dhe të gjithëve se kush është Emir Shpata dhe sigurisht do të ndjek edhe anën gjyqësore”, është shprehur ai