Lejohen dasmat por kujdes, nuk ka puthje dhe kapje për dore, kontrollin...

Lejohen dasmat por kujdes, nuk ka puthje dhe kapje për dore, kontrollin e bën organizatori i dasmës

391
0

Pas situatës së qëndrueshme pandemike në Maqedoninë e Veriut duke filluar nga kjo e martë janë të lejueshme organizimi i ceremonive martesore.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar protokollin për organizimin e dasmave, sipas të cilit, organizatori i dasmave do të duhet të kontrollojë të gjithë mysafirët nëse do të përqafohen dhe nëse e bëjnë një gjë të tillë, duhet t’i paralajmërojë se është e ndaluar.

Mediat vendase bëjne me dije se sipas protokollit të qeverisë, dasmat do të mund të organizohen vetëm në ambiente të hapura. Ndërsa nëse dikush dëshiron të vallëzojë, do të mund ta bëjë nëse në largësi prej 2 metrave nuk ka persona të tjerë. Kështu që, vallëzimi së bashku nuk do të lejohet.

“Numri i mysafirëve nuk duhet të jetë më shumë se 50% e kapacitetit të ambientit, por jo më shumë se 100 mysafirë. Objekti në të cilin organizohet dasma do të duhet të regjistrojë dhe paraqesë ahengun në Odën Hotelerike, e cila mban regjistër të dasmave dhe festave të ngjashme. Organizatori është i obliguar të bëjë listë të mysafirëve dhe renditje të tavolinave për uljen e mysafirëve”, thuhet në protokollin për organizimin e dasmave.

 

Muzikantë mund të ketë, por duhet të qëndrojnë pesë metra larg tavolinës më të afërt. Ata nuk do të lejohet që të lëvizin afër mysafirëve, as të këndojnë afër tyre.

 

Sipas protokollit, në dasmë mund të këndojnë vetëm artistë të estradës që janë të licencuar. Pas përfundimit të dasmës, e detyrueshme është të bëhet pastrim mekanik dhe dezinfektim i objektit.