Aktualitet

Lefter Maliqi shpërthen ndaj Ramës: “Gënjeshtar, gënjeshtar, poturet në zjarr”. Vishu si karnaval, hiqu si Sulltan por…

By vizional

July 06, 2020

Deputeti i opozitës së re parlamentare Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një postim në “Facebook”, Maliqi rreshton gjithë ‘arsenalin’ kundër shefit të maxhorancës me të cilin prej kohësh ka pasur përplasje dhe në parlament. Maliqi përdor një shprehje angleze, ndërsa e krahason Ramën me mbretin lakuriq.

POSTIMI I PLOTË

Karnavali Rilindas ne qiellin e shtatë me aktrim, mashtrim e tradhti… Një thënie e vjetër angleze (mqse Ramziu dhe Vuçiç kishin këshilltar ish Kryeministrin Anglez Tony Blair për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi në bashkëpunim me Thaçin) për mashtruesit thotë; Liar Liar pants on fire; duket se i përshtatet E(d)Rames ne shqip; gënjeshtar o gënjeshtar të morën poturet zjarr.

Karnavali Rilindas, me poturet magjepsëse, Tepsinë, timonin, premtimet për legalizime dhe shëndetësi falas, rend për 100 ditë, 300 mijë vende pune, rritje pagash, investime, ulje taksash etj, u duk ne fillimet e veta më modern se edhe vetë aparencat e tij. Por si tek përralla e Andërsenit; mbreti lakuriq, poturet nuk i sollën fat…

Shpopullimi, varfëria, pasiguria, papunësia, krimi, korrupsioni, droga, babëzia, zaptimi i institucioneve, zgjedhjet moniste lokale, vendi pa gjykatë kushtetuese dhe të lartë, përçarja e shqiptarëve, studenteve, artistëve, gazetarëve, burgosja e te varfërve, rritja e taksave, dyfishimi i borxhit publik, paniku, terrori në popull, parlamenti i kapur, shembja e Teatrit Kombëtar, pasurimi i Oligarkëve e bandave, shthurja dhe amoraliteti qeveritar dhe i administratës Rilindase, u shoqëruan nga vjedhjet e ikonave, milionat e eurove, qejfet, mëkatet, mallkimet, tradhtia, pabesia, amoraliteti, mosmirënjohja dhe aktrimi i pështirë. Qesh gruaja e Bilalit edhe pak, vishu si karnaval, hiqu si Sulltan, ëndërro të bëhesh Titan por përfundimin do e kesh si hajvan👎. Në fund të përrallës mbreti bridhte lakuriq dhe u bë gazi botës, tëpkë si hajvani ynë.