Le Maire: Brexit një mundësi e favorshme për sektorin financiar evropian

Le Maire: Brexit një mundësi e favorshme për sektorin financiar evropian

419
0

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire vlerësoi se Brexit mund të ishte një mundësi e mirë për sektorin financiar të zonës euro, gjatë një konference shtypi me homologun gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble. “Ne konstatojmë tek procesi i Brexit mundësi të mira për bizneset tona financiare për më tepër qasje se më parë dhe për të krijuar mirëqënie dhe punësim”, u shpreh Le Maire, duke premtuar se nuk do të humbë këtë mundësi. Ai nuk përmendi asnjë detaj në lidhje me shkallën e vështirësisë së negociatave që priten të nisin për të përcaktuar kushtet e daljes nga BE të Britanisë së Madhe, ndërsa shtetet anëtare duhet të konfirmojnë sot mandatin e të dërguarit të tyre të posaçëm, francezit Michel Barnier. Evropianët kanë përcaktuar tre çështje që duhet në mënyrë absolute të rregullohen që tërheqja të cilësohet e rregullt, të drejtat e qytetarëve, sistemimi i çështjeve financiare dhe kofijtë e rinj të jashtëm të BE-s, me një vëmendje të veçantë për Republikën e Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut.