Lajme

Lazio blindon Strakoshën, I dyfishon pagen

By vizional

February 15, 2020

Thomas Strakosha do të jetë i Lazios edhe për disa vite të tjera. Portieri shqiptar është duke kaluar nëpër një formë fantastike në vitet e fundit me fanellën bardhekaltër, e kjo ka bërë që shumë skuadra europiane të interesohen për të.

Drejtori sportiv Igli Tare i ka ofruar vazhdimin e kontratës. “Tutosport” ka raportuar se kontrata e Strakoshës përfundon në vitin 2022, ndërsa Tare i ka ofruar rinovimin deri në vitin 2025 me rritje page.

Strakosha nëse nënshkruan kontratën e re do ti dyfishohet paga. Gardiani përfiton një milionë në sezon dhe me kontratën e re ai do të merrte dy milionë euro plus bonuse.Gjatë javës së ardhshme do të ketë një takim mes palëve për të nënshkruar kontratën e re.