“Lashë një takim, u ulëm, ai hoqi syzet dhe…”- Alketa Vejsiu tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin: E njoha kur vendosa të blija një shtëpi

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, si rrallë herë ka folur për bashkëshortin e saj, ndërsa ka treguar edhe se si nisi historia e tyre e dashurisë. Në një intervistë për revistën italiane “Oggi”, moderatorja tha se e kishte njohur kur kishte vendosur të blinte një shtëpi për prindërit, dhe ai qëlloi të ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. “E kam njohur kur vendosa të blej një shtëpi për prindërit e mi, para 20 vitesh. Në atë periudhë, bëja dy punë për të përballuar garancinë për kredinë e shtëpisë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lashë një takim, mbaj mend që u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë sytë e tij bojëqielli të jashtëzakonshëm. Për nëntë muaj, deri kur pagova këstin e parë, nuk ndodhi gjë, pastaj nisi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë, historia e jetës sime” ka treguar Alketa.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *