AUTO

Lamborghini Centenario kushton rreth dy milionë euro

By vizional

June 01, 2017

Lamborghini u ka dërguar blerësve në SHBA edhe dy nga katër veturat e planifikuara të modeleve ultra-sportive Centenario, me të cilët kompania italiane e automobilave shënon 100-vjetorin e saj të themelimit. Për fat të keq të blerësve, të cilët nuk reaguan me kohë, në Lamborghini nuk do të ndryshojnë planin e parë: Centenario do të ofrohet në vetëm 40 njësi. Vetura Centenario është e gjatë 4,9 metra, ka motor 6,5 litra V12 me 770 kuaj fuqi, që mjafton që vetura prej 0 deri 100 km/h t’i arrijë pas 2,8 sekondash dhe posedon shpejtësi maksimale prej 350 km/h . Vetura posedon ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive. Për ndalim pranë shpejtësisë 100 km/h këtij “aeroplani gjuetarësh” i nevojiten vetëm 30 metra, ndërsa çmimi ekzotik është më pak se dy milionë dollarë. Lamborghini deri më tash në gjithë botën ka shitur nëntë vetura të tilla.