‘Lali Eri’ flet për punësimin e Kazhanit dhe Sulos dhe meritat e tyre: ‘Janë më të mirat që ka tregu’, tani njerëzit i paguajnë faturat

Pas lajmit të bujshëm të publikuar fillimisht nga Faxweb.al, se gazetarja Mira Kazhani dhe moderatorja Bieta Sulo marrin rroga në UKT, ka ardhur dhe reagimi i eprorit të tyre, jo direkt, Erion Veliajt. Ky i fundit ka nën varësi të Bashkisë që drejton edhe UKT-në, ndërsa për punësimin e Kazhanit dhe Sulos shprehet se është bërë bilanci që ato janë më të mirat në treg.

Në një prononcim të shkurtër në emision Top Story, Veliaj tha se gazetaret janë marrë si specialiste të medias, në një kohë që nuk është e vërtetë, pasi Kazhani që ka mbaruar punë sociale figuron këshilltare ekonomie, ndërsa Sulo thjesht specialiste.

“Përsa i përket një kompanie, siç është UKT-ja, e cila është një nga kompanitë më të mëdhaja në qytet, ndoshta pas OSHEE,  e cila ka nevojë gjithmonë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, për të marrë audit, për të marrë ekspertë kredie. Pra më të mirët që ka tregu, kjo është një gjë që ndodh tipikisht.

Kolegët e zotit Lela në Britani, kolegët e tij në boston, punojnë rregullisht për kryetarët e bashkisë. Kështu që një kompani e qytetit merr eksperiencë dhe kërkon nga specialistë të medias, për mënyrën sesi do të komunikojë reforma të caktuara, për mua ka rëndësi bilanci. Kur ish kryetari i Bashkisë Lulzim Basha la ujësjellin, paguanin ujësjellin 37% e qytetarëve”, është shprehur Veliaj në reagimin e tij.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *