LAJMI I FUNDIT/ Qeveria miraton gjendjen e fatkeqësisë natyrore

NJOFTIMI I PLOTË

VENDIM

Nr.243, datë 24.3.2020

 

PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

 

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës

 

“ç”, të nenit 18, tëpikës 1, të nenit 19, dhe tëpikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për

 

mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të

 

ministrit të Shtetit per Rindertimin, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të

epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

 

Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës

deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

 

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë

27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet

 

Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe

 

bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të

 

burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së

 

shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i

 

KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.

 

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të

ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e tëshëndetit publik

 

dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin

 

publik dhe ndihmën humanitare.

 

Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje

të fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

 

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e

jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

 

6.1. Institucionet publike:

 

  1. a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së

fatkeqësisë natyrore;

 

  1. b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë

buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;

 

  1. c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në

 

dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

 

  1. d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
  2. dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;
  3. e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur

 

nga COVID-19;

 

  1. f) të krijojnë dhe tësigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë

masat parandaluese për të evituar infektimin;

 

  1. g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e

karantinës;

 

  1. gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme

materiale për shmangien e infektimit.

 

6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

 

2

 

  1. a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së

shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;

 

  1. b) të aktivizojnë dhe të organizojnë proceduren e karantinës për popullsinë e rrezikuar;
  2. c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin

dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

 

ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara

 

nga fatkeqësia natyrore;

 

  1. d) të kufizojnë organizimin e grevave;
  2. dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me

nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

 

  1. e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin

e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;

 

ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

 

6.3. Subjektet private:

 

  1. a) të respektojnë procedurat dhe masat per karantinën;
  2. b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes

civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;

 

  1. c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për

të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

 

ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;

 

  1. d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së

fatkeqësisë natyrore.

 

6.4. Shtetasit:

 

  1. a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin

procedurat e kërkuara, në mënyrë të vecantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;

 

  1. b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e

mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;

 

  1. c) të përfshihen nëdetyra të vecanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për

të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

 

Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për

parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin

 

normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta

 

administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të

 

ndryshuar, mbeten në fuqi.

 

Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionet

shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

 

Edi Rama

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *