“Zoti është i madh që bëri bashkë Luizin dhe Oltën”/ Mesazhi epik i mamasë së Luizit

Platforma “Big Love” e krijuar nga Vëllai i Madh posaçërisht për mbështetësit e banorëve të Big Brother, çdo ditë e më shumë mbushet me mesazhe e dhurata.



Dy herë në javë, banorëve u shfaqen mesazhet e mbështetësve përmes një ekrani në dhomën e ndenjes.

Mbështetës të ndryshëm, shqiptar të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe kudo ku janë shpërndarë nëpër botë, e kanë bërë pjesë të pandashme të rutinës së tyre këtë format. Platforma “Big Love” u jep mundësinë të gjithë “fansave” të shprehin dashurinë apo mbështetjen për banorin që ata përkrahin në këtë rrugëtim.



Të ulur në dhomën e ndenjes, banorët lexojnë mesazhet dhe u kthejnë përshëndetjen fansave të tyre. Në mesin e mesazheve pafund, ishte edhe Angjelina Ejlli, mamaja e Luizit, e cila tha se Zoti është i madh që bëri bashkë Luizin dhe Oltën.

Mesazhi i saj u përcoll me shumë humor në shtëpi.



https://www.instagram.com/reel/CpvJ925NEku/?utm_source=ig_web_copy_link

Author: morevesh