Një figurë e pabesueshme e formuar në qiell ka lënë gojëhapur banorët e një qyteti në Argjentinë. Në foton e bërë virale në rrjet, në qiell është formuar ajo që duket si silueta eJezu Krishtit.
Fotoja u shkrep në qytetin e San Salvador de Jujuy dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Ajo u realizua nga Monica Aramayo me anë të një telefoni celular. Në foto shihen rrezet e diellit që depërtojnë retë duke formuar një figurë që duket sikur ka hapur krahët. Nuk kanë munguar edhe komentet e shumta sa i përket imazhit misterioz.
Një përdorues shkruante: Së shpejti Zoti do të vijë për ne dhe ne duhet të jemi gati”.
Një tjetër shtonte: Faleminderit për imazhin që na lejon të vazhdojmë në rrugën tonë dhe të kemi më shumë shpresë për të nesërmen.”