Bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama nëpërmjet një video në Twitter i ka dërguar një mesazh gruas së Parë të Ukrainës Olena Zelenska ditën e djeshme. Bashkëshortja e Presidentit Zelensky, teksa ka ripostuar mesazhin e zonjës Linda Rama në Instagram falenderon shqiptarët për mbështetjen. Zonja e parë e Ukrainës shkruan se Tirana ofroi më shumë se 1000 banesa për ukrainasit që ikin nga lufta.
Olena Zelenska: Pak ditë më parë, një tjetër goditje ruse në Kharkiv shkatërroi, ndër të tjera, edhe Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Ukrainë.
Ky vend ballkanik i ka mbijetuar epokës së totalitarizmit dhe diktaturës dhe e kupton luftën e ukrainasve kundër diktator-sulmuesit.
Shqipëria, e cila nuk është anëtare e BE-së, i është bashkuar të gjitha sanksioneve të Bashkimit Evropian: mbylli qiejt për linjat ajrore ruse, mbështeti bllokimin e sistemeve bankare, të gjitha sanksionet në fushën e energjisë, transportit dhe sportit.
Shqipëria ishte një nga vendet e para të NATO-s që i dha ndihmë ushtarake Ukrainës.
Linda Rama mesazh gruas së Zelenskyt: Mike e panjohur, populli shqiptar po përjeton me dhimbje tragjedinë tuaj
Dhe shqiptarët e zakonshëm mbledhin çdo ditë ndihma humanitare për ukrainasit për të siguruar strehim dhe mbështetje për ata që ikin nga lufta – sepse, në këtë vend të largët, ukrainasit që ikin nga lufta tashmë po gjejnë strehim dhe mbështetje. Banorët e Tiranës ofruan më shumë se një mijë banesa për bashkatdhetarët tanë.
Tani mora një letër prekëse mbështetjeje nga bashkëshortja e kryeministrit shqiptar Linda Rama. Si prindër të 3 fëmijëve, ajo dhe bashkëshorti i saj nuk mund ta pranojnë vdekjen e fëmijëve ukrainas. I falënderoj ata dhe gjithë Shqipërinë për parimin dhe mbështetjen e tyre!”