Një goditje e vërtetë e “tregut”, që nëse konfirmohet, do të ishte një lajm bujshëm.
Zlatan Ibrahimovic do të jetë i ftuar në Festivalin e Sanremos 2021.
Sigurisht jo si konkurrent. Siç raportohet nga Dagospia, negociatat për të sjellë “yllin” e Milanit në skenën e Teatrit “Ariston” janë në rrugë të mbarë.
Gjiganti suedez do të mbështeste çiftin Amadeus-Fiorello gjatë një prej mbrëmjeve të Festivalit (po diskutohet për mundësinë e përfshirjes së tij në disa episode).
Sanremo do të vihet në skenë nga data 2 deri më 6 mars.