‘Zien’ rrjetet sociale/ Pas avantazhit të Kiarës me titujt negativë, Tik Tok-u i bën të papriturën Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt

Moderatores Kiara Tito iu dha një avantazh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ajo do të ishte e para që do të mësonte titujt e mediave dhe reagimet e ish-konkurrentëve jashtë shtëpisë, në lidhje me të.




Por më shumë se sa një avantazh, kjo është interpretuar si një disavantazh, pasi ajo që ra në sy ishin vetëm titujt negativë, që kanë shkaktuar mjaft pakënaqësi tek moderatorja, por edhe partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli.

Të shumtë kanë qenë reagimet lidhur me këtë situatë, ndërsa duket se rrjeti i Tik Tok po zien, duke mos e kursyer moderatoren Arbana Osmani.

Që prej mbrëmjes së të martës, të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë publikuar fotot e moderatores me ish-partnerin e saj, ndërsa teksti që mbizotëron është: Arbana, merre si avantazh.

Në këtë lumë reagimesh nuk ka mbetur pa u anashkaluar as partneri i saj Eduard Grishaj, i cili është edhe regjisor i Big Brother VIP.

Author: morevesh