‘Zhdukja’ e ‘Instagramit’ të Luizit/ Reagon shoku i tij dhe zbulon si qëndron e vërteta

Një ndër temat që është kthyer edhe në debat mes ndjekësve në rrjetet sociale së fundmi është se kush e ka dhe menaxhon Instagramin e Luizit, konkurrentit të Big Brother Vip Albania 2.

Më herët familjarët janë shprehur se persona të ndryshëm kanë tentuar ta vjedhin llogarinë e tij, ku dhe madje ka pasur polemika ku është lënë të kuptohet se në këtë situatë mund të ketë pasur gisht edhe produksioni i BBVA.

Mirpo ditën e sotme gazetari i njohur dhe njëkohësisht mik i Luizit, Meridian Ramcaj, me anë të një postimi në Instagram Story ka folur duke sqaruar njëherë e mirë se çfarë po ndodh me instagramin e Luizit.

Ai u shpreh se Instagramin e kanë po të njëjtit persona që e kanë pasur në fillim dhe se ata e kanë çaktivizuar përkohësisht. Ai theksoi se familja e tij ka menaxhuar dhe do ta menaxhojë atë deri në 6 maj.

Author: morevesh