Zhaklina flet troç/ “Ja pse i kërkova Kiarës dhe Luizit të kryenin mrrëdhënie”

Opinionistja e Big Brother Vip 2, Zhaklina Lekatari ka folur troç për raportin e dy prej banorëve më të përfolur të këtij formati, Kiara dhe Luiz, dhe arsyen pse ajo kërkoi seks brenda Shtëpisë, si shenjë që kishte dashuri mes tyre, pas rifutjes së moderatores sërish në BBV.

Përmes një bisede me Erjona Rusi, në “S’e luan Topi”, Zhaklina ka sqaruar se nuk sulmon dhe është kundër Kiarës pasi pozicioni i saj në atë format është i opinionistes.

Kështu, thotë Lekatari, gjithçka ndodh është dhënia e opinioneve mbi sjelljen apo veprimet e banorëve brenda Shtëpisë.

E ndalur tek togfjalëshi “bëni seks” që bëri xhiron e rrjetit, Zhaklina i kërkon edhe njëherë shoqërisë shqiptare të mos ketë frikë nga dashuria.

Erjona: Kiarën e mbron apo e sulmon?

Zhaklina: Unë nuk mendoj se mbroj apo sulmoj njeri sepse kur flas unë nuk flas për identitetin e banorëve se ne nuk njihemi personalisht.

Unë flas për veprimet që banorët bëjnë, për sjelljen që banorët kanë brenda Shtëpisë.

Pra sa herë që unë u tërheq vëmendjen banorëve, ua tërheq për sjelljen që ata kanë jo për identitetin. Nuk jam unë aty për të ngritur apo ulur banorët.

Unë jam aty për të dhënë opinione mbi ngjarjet që ndodhin, mbi sjelljet që banorët bëjnë. Pra, nëse banorët duan të kritikojnë dikë, duhet ta nisin nga vetja.

Kështu gishti – pistoletë drejtohet njëherë nga vetja, pastaj nga tjetri.

Author: morevesh