Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku komentoi vendimin e Olta Gixharit për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Sipas Balinës, aktorja e njohur ka dalë në mënyrën më dinjitoze të mundshme dhe se zgjedhje e saj nuk ishte dobësie, por prej një lojtare inteligjenteje.
“E para, për mua Olta luajti deri në fund. Lojtare inteligjente, ajo zgjodhi ta lërë lojën jo ta humbasë. Zgjodhi të dilte për një arsye shumë të qenësishme, na tregoi një anë të saj shumë të bukur dhe shumë të ndjeshme.
Për mua ky do jetë momenti i Oltës që do të mbahet mend. Dhe momenti kur u rikthye nga nominimi me Kristin dhe Armaldon, me fishkëllimën, tregonte shumë për atë si lojtare.
Doli në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Nuk ishte zgjedhje dobësie, por zgjedhje lojtareje. Ajo nuk u dorëzua deri në fund”, tha Balina.